Kushërinjtë e Mihal Kokëdhimës kanë një tjetër version: Ikën pa paguar, spanjolli i shau gruan

Shqipëria

Kushërinjtë e Mihal Kokëdhimës kanë një tjetër version: Ikën pa paguar, spanjolli i shau gruan

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Persona që kanë qenë të pranishëm në restorantin “Panorma” në Porto Palermo në momentin kur ka ndodhur incidenti mes pronarit Mihal Kokëdhima dhe grupit të turistëve spanjollë, japin dëshmi mbi atë se çfarë kanë parë.

Një klient, i cili njëherësh është i afërt i Mihal Kokëdhimës dhe që e frekuenton çdo vit restorantin e tij, ka qenë i pranishëm në momentin e incidentit. Ai pretendon se turistët spanjollë të shoqëruar nga dy shqiptarë, i kanë ofenduar Mihal Kokëdhimës bashkëshorten e tij si dhe stafin, edhe kamerieret vajza.

Sipas tij, në një dëshmi dhënë për Report Tv, turistët nuk kanë dashur të paguajnë pasi kishin konsumuar ushqimin duke pretenduar se nuk u kishte ardhur në tryezë lloji i peshkut që ata kishin porositur.

“Kam qenë klient për çdo vit, duke ngrënë ushqim. Jam njeri i tij, dhe nuk e them se jam njeri i tij. Në restorantin e tij është të hash ushqim me gjithë familjen, edhe ndjen një kënaqësi të plotë dhe të pastër. E ka ngritur që nga guri i parë me gjakun e tij. Ata njerëz që erdhën atë ditë me ata dy shoqërues shqiptarë, ata ofenduan gruan e tij dhe ata që shërbyen në mënyrë perfekte se atje ka edhe kameriere. Atë e fyen aq rëndë sa ai momentalisht humbi logjikën.

Unë kam qenë në restorant. Tek ky incident që ka ndodhur nuk është mirë për asnjë familje shqiptare. Por e vërteta të dalë siç është. Ata u ngritën dhe i goditën brenda në lokal, i goditën gruan dhe i shanë gruan, nga grupi spanjoll dhe shqiptarët. Vet spanjolli i ka goditur gruan, për këtë që them mbaj përgjegjësi”, shprehet i afërti i Mihal Kokëdhimës.

Ndër të tjera, ai zbulon se një vit më parë, Mihal Kokëdhima ka marrë gjobë 60 milionë lekë të vjetra nga shteti, por këmbëngul se ai ka qenë i rregullt me gjithçka në restorantin e tij.

Në fakt, restoranti dhe hoteli “Panorma”, rezulton të jetë pa leje, dhe në proces legalizimi, ndërsa në vitin 2012 bashkia e Himarës e ka shembur një herë për shkak të mos pasjes së lejes për ndërtimin buzë detit.

“Ai u kërkoi të bënin pagesën dhe ata i thonin nuk më dhe këtë peshkun, nuk më dhe atë. Zotëri i tha ai i ke të gjitha në tavolinë edhe në menu me kupon të rregullt me të gjitha. Vjet e kanë gjobitur edhe 60 milionë lekë shteti shqiptar kur ai nuk ka pasur asnjë lloj gabime. Ai i ka paguar të gjitha. Ai në çdo lloj mënyre të jetës më të sinqertë se ai njeri nuk mund të gjesh. Mua mund të më gjesh gabime, por atij njeriu nuk i gjen gabim” “, thotë ai.

Ndërkohë, një tjetër person që kishte qenë në restorant së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, thotë se e ka parë incidentin dhe se debati më tej ka vijuar jashtë restorantit derisa pronari ju hodh mbi makinë turistëve spanjollë teksa ata largoheshin nga biznesi i tij në Porto Palermo.

“Unë isha me familjen dhe ndodhi një keqkuptim dhe spanjollët u çuan dhe po debatonin. Pronari i lokalit debaton dhe po fliste me dikë tjetër. Çohet një çun qeros dhe e ofendon pronarin. Biseduan jashtë, ai mori makinën dhe ikën”, shprehet një tjetër turist.

Mihal Kokëdhima sot u la në masë arresti me burg nga Gjykata e Vlorës për kanosjen ndaj turistëve spanjollë.

Kokëdhima u hodh mbi makinën e tyre dhe qëndroi mbi kofano të furgonit në ecje përreth 3 kilometra rrugë duke qëlluar dhe thyer xhamin e përparmë. Sot në gjyq ai tha se turistët donin ta shtypnin dhe se ai ju hodh makinës për të shpëtuar. Xhamin e theva për tu mbajtur tha 51-vjeçari, ndërsa shtoi se nuk i ka prekur me dorë turistët që në këtë udhëtim shoqëroheshin nga dy shqiptarë.

Sot, restoranti është i mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat