Meta takon kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj - Bota Sot
Meta takon kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

Shqipëria

Meta takon kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 15:14
Meta takon kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bën të ditur Meta përmes Facebook-ut.

Duke i uruar suksese gjatë mandatit në krye të Komunës së Tuzit, Presidenti Meta theksoi se fitorja e Gjeloshaj është jo vetëm një mundësi për të përmirësuar qeverisjen vendore, por njëkohësisht edhe për të treguar aftësitë drejtuese të shqiptarëve të Tuzit, përmes bashkëpunimit dhe bashkëjetesës me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike.

Kreu i Shtetit shqiptar. i vlerësoi shembullore për të gjithë rajonin marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe shprehu bindjen se shqiptarët në Malin e Zi do të vazhdojnë të jenë faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike dhe europiane të këtij vendi mik dhe partner i rëndësishëm për paqen e stabilitetin në rajon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...