Hynë në Shqipëri turistja numër 1 milion për muajin gusht, i përgatitet një surprizë

Shqipëria

Hynë në Shqipëri turistja numër 1 milion për muajin gusht, i përgatitet një surprizë

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 19:29
Hynë në Shqipëri turistja numër 1 milion

Shqipëria mbetet një nga destinacionet kryesore në Evropë. Shifrat e dala për turizmin këtë vit, e tejkalojnë parashikimin deri tani.

Vetëm në muajin gusht, në Shqipëri kanë hyrë 1 milion turistë të huaj, duke shënuar kështu një shifër rekord.

Sot në Shqipëri hyri turisti numër 1 milion, e cila ishte një vajzë nga Austria që kishte ardhur së bashku me familjen e saj për të kaluar pushimet në Sarandë.

Me këtë rast asaj iu përgatit një surprizë e këndshme, duke u pajisur me një bluzë në të cilën shkruhej shifra e 1 milion.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një status në Facebook tha se rritja që po shënon turizmi vit pas viti, është një arsye e madhe për të besuar gjithnjë e më shumë tek ky vend dhe e ardhmja e tij, po edhe për të rritur më shumë përpjekjet tona, në çdo aspekt, si qeveri, si bashki e si komunitete, si qytetarë e njerëz të zakonshëm të këtij vend.

Statusi i tij i plotë:

TURISTI I 1 MILION-të

Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pashaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi Luisës, njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, së bashku me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme

Në njëzetë ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milionë turistë të huaj ose 16.5 % më shumë, se sa i gjithë gushti i kaluar

Rritja që po shënon turizmi vit pas viti, është një arsye e madhe për të besuar gjithnjë e më shumë tek ky vend dhe e ardhmja e tij, po edhe për të rritur më shumë përpjekjet tona, në çdo aspekt, si qeveri, si bashki e si komunitete, si qytetarë e njerëz të zakonshëm të këtij vendi Që Shqipëria ta kthejë turizmin në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi gjithnjë e më të madhe zhvillimi ekonomik e social

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat