Sulmoi turistët spanjollë, autoritetet prishin restorantin e Mihal Kokëdhimës

Shqipëria

Sulmoi turistët spanjollë, autoritetet prishin restorantin e Mihal Kokëdhimës

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur që prej orës 07:00 të ditës së sotme prishjen e lokalit te Mihal Kokëdhima në Porto Palermo.

Kokëdhima u bë i njohur pas skandalit me sulmin ndaj turistëve spanjollë dhe tashmë aktualisht po qëndron në burg.

Gjatë kontrolleve që autoritetet shqiptare bënë në lokalin e Kokëdhimës u konstatua se restoranti në një sipërfaqe prej 2 mijë metra katrorë i vendosur buzëdetit ishte pa leje.

Forca të shumta policie shkuan në mbështetje të Inspektorati Kombëtar gjatë këtij aksioni ku për momentin nuk është shënuar asnjë incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat