Kontrolli blitz “fundos” shqiptarin në Itali, iu gjet kokainë e mijëra euro

Shqipëria

Kontrolli blitz “fundos” shqiptarin në Itali, iu gjet kokainë e mijëra euro

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Arrestohet shqiptari 28-vjeçar Elton Barameta në Itali. Këtë të enjte, policia italiane në Reggio Emilia ka kapur me 3 kg e gjysmë kokainë shqiptarin gjatë një operacioni blitz ku u kryen kontrolle në një shtëpi në Piacenza.

Droga thuhet se kapte vlerën e 250,000 euro po të shitej në treg. Ajo u zbulua e fshehur në një vedn sekret të makinës së shqiptarit.

Agjentët italianë arrestuan 28-vjeçarin i cili që po jetonte në Piacenza prej rreth një muaji.

Gjatë kontrollit, iu gjetën edhe 30 mijë euro. Sipas policisë, Barameta nuk merrej me shitjen e drogës por bënte vetëm furnizimin e shpërndarësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat