Basha takon ambasadorin gjerman: Ka tek unë një partner për të zgjidhur krizën

Shqipëria

Basha takon ambasadorin gjerman: Ka tek unë një partner për të zgjidhur krizën

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 15:21
Lulzim Basha

Kryeopozitari Lulzim Basha është takuar sot me ambasadorin e ri të Gjermanisë, Peter Zingraf, me të cilin ka biseduar edhe për krizën politike në vend.

Pas takimit, Basha deklaroi se gjermanët “kanë tek unë një partner për të hedhur çdo hap që zgjidh krizën sipas standardeve, normave dhe parimeve evropiane.”

Basha theksoi se “kriza politike zgjidhet me zgjedhje të lira e të ndershme, të garantuara nga një qeveri tranzitore pa Edi Ramën.”

“Shkodra, Vora dhe lidhjet e Rilindjes me krimin tregojnë se Shqipëria është në udhëkryq të rrezikshëm dhe duhet të dalë prej saj”, deklaroi kreu i PD-së./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat