Ekstradohet nga SHBA, 32 vjeçari është i dënuar nga Gjykata e Tiranës - Bota Sot
Ekstradohet nga SHBA, 32 vjeçari është i dënuar nga Gjykata e Tiranës

Shqipëria

Ekstradohet nga SHBA, 32 vjeçari është i dënuar nga Gjykata e Tiranës

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 15:13
Foto

Ekstradohet nga SHBA një shtetas i dënuar në Shqipëri për falsifikim të dokumenteve. Ky shtetas i dënuar dhe në SHBA, ku ka kryer 5 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë (DSS) ka ekstraduar nga SHBA-ja në Shqipëri shtetasin D.M., 32 vjeç, lindur në Elbasan.

32 vjeçari ka vuajtur dënimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka qenë i dënuar me 5 vjet  burg  nga Gjykata e Illinois për veprën penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu, ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.

Rasti i fundit është një prej listës së gjatë të ekstradimeve që DSS ka kryer në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana.  Suksesi i këtyre rasteve të zbatimit të ligjit ndërkombëtar është për shkak të lidhjeve të ngushta dhe marrëdhënieve të forta midis Zyrës së Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), ZQK Interpol Tirana dhe Policisë së Shtetit Shqiptar. Falë këtij niveli të lartë bashkëpunimi, shumë vrasës, vrasës të punonjësve të policisë, trafikantë droge, grabitës të armatosur, kontrabandistë njerëzish dhe shumë kriminelë të tjerë, janë ekstraduar nga SHBA-ja në Shqipëri ose nga Shqipëria në SHBA për t’u përballur me drejtësinë për krimet e kryera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...