Bashkëshortja e ish-policit të vrarë Santiago Malko, ka qenë pjesë e forcave ‘Shqiponja’

Shqipëria

Bashkëshortja e ish-policit të vrarë Santiago Malko, ka qenë pjesë e forcave ‘Shqiponja’

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 14:19
Dea Riçku

Bashkëshortja e ish-policit të vrarë, Santiago Malko, i cili u vra mbrëmjen e djeshme me 10 plumba  në zonën e Xhamllikut ka qenë punonjëse e forcave “Shqiponja”.

Është  ish-efektivja  Dea Riçku, me origjinë nga Dibra. Ajo ka bërë një kurs profesional 6-mujor, ku është trajnuar si police. Ndërkohë që po shkollohet për Juridik në Universitetin shtetëror të Tiranës, në vitin e parë të studimeve për  master shkencor Penal. Dea Riçku e filloi punën si police e rendit në komisariatin e Kamzës dhe në  janar të 2016-ës  punoi me patrullën e “Shqiponjave”. Tani ajo nuk është më pjesë e forcave të policisë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat