“Zgjedhjet mos i shpallë më Meta”, LSI sulmon Taulant Ballën

Shqipëria

“Zgjedhjet mos i shpallë më Meta”, LSI sulmon Taulant Ballën

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 12:16
Petrit Vasili

Petrit Vasili, numri dy i LSI ka sulmuar sot duke e quajtur të marrë që duhet lidhur, numrin dy të Partisë Socialiste Taulant Balla. Shpërthimi i Vasilit në Facebook ka ardhur pas deklaratës së Ballës se KQZ mund të vendosë për datën e zgjedhjeve në Shkodër.

Vasili kujton Kushtetutën që këtë kompetencë ja njeh vetëm Presidentit. Socialistët janë në ngërc për zgjedhjet e Shkodrës për shkak se pas dorëheqjes së Valdrinit, Presidenti Meta nuk shpall ditën e zgjedhjeve.

Dje Top Channel njoftoi për një plan që kanë socialistët të cilët mund të bënin edhe ndryshim të Ligjit Zgjedhor për t’ja hequr Presidentit kompetencën ekskluzive për të shpallur zgjedhje në bashkitë ku kryebashkiaku largohet.

Më poshtë postimi i Petrit Vasilit

Lidheni kete te marrë!!!

Ky Taulant Balla i rilindjes si gjithe shkollepaktet e tjere po na thote sot qe KQZ eshte ajo qe cakton daten e zgjedhjeve per Bashkine e Shkodres.

Ky vend ka pare budallenj jo pak, por te tille as ka pare as nuk do te shohe me kurre dhe si ky i fundit jo dhe jo.

Edhe shqiptari me i fundit e di qe daten e zgjedhjeve e cakton Presidenti i Republikes.

Ja c’thote kushtetuta:

Neni 92

Presidenti ushtron edhe këto kompetenca:

gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe
për zhvillimin e referendumeve;

Lexoni se ç’thote edhe ky Balla ne Neës 24 dhe kuptoni se cfare antishteti idiot kane keta ne mendje keta :

” KQZ ka të gjithë autoritetin, pasi kthehet nga puna që të vendosë për datën. Prefekti i Shkodrës ka konstatuar vakancën e krijuar dhe është KQZ që vendos për datën. Data 13 tetor për ne nuk ka kuptim, nuk do të thotë asgjë”, thote Taulant Balla.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat