Paloka me deklaratë të fortë: Bie 13 tetori, zgjedhje në pranverë bashkë me Ramën

Shqipëria

Paloka me deklaratë të fortë: Bie 13 tetori, zgjedhje në pranverë bashkë me Ramën

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 21:47
Edi Paloka

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, deklaroi se “13” është praktiksiht i hedhur poshtë, dhe se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje brenda pranverës të vitit të ardhshëm, bashkë me Edi Ramën.

Ndër të tjera, ai shtoi se PD vijon ndërkaq protestat dhe do përdorë çdo lloj mjeti për të bindur shqiptarët se ky pushtet është një regjim që duhet të ikë.

“Ne do të vazhdojmë me protesta, sepse thashë protesta është mënyra e reagimit qytetar. Ne do të vazhdojmë e do përgatitemi edhe për hapa të tjera.

Ne po përgatitemi, besoj se do shkojmë në zgjedhje. Për pak kohë do na duhet të shkojmë në zgjedhje. 13 tetori është i rënë. Deri në pranverë, do shkojmë në zgjedhje bashkë me Ramën.

13 tetori ishte një datë perfekte edhe për vetë Ramën, që di të kishte mundësi të zgjidhte kandidatë, por ai prapë procesin e shkatërroi.

I vetmi që propozon datën është Presidenti dhe nëse Presidenti e ka gabim, këtë datë e hedh poshtë vetëm Gjykata Kushtetuese”, tha Paloka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat