U akuzua si vrasës me pagesë i ish-policit, Apeli liron Gjergj Cukalin - Bota Sot
U akuzua si vrasës me pagesë i ish-policit, Apeli liron Gjergj Cukalin

Shqipëria

U akuzua si vrasës me pagesë i ish-policit, Apeli liron Gjergj Cukalin

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:31
Gjergj Cukali

Vetëm katër muaj ka qëndruar në paraburgim i dyshuari si vrasës me pagesë i ish-policit, Arben Bilali. Ai është liruar. Gjergj Cukali, për të cilin policia dha një deklaratë të bujshme, ka fituar lirinë në heshtje të plotë nga Gjykata e Apelit të Tiranës .

Për  shkak se Prokuroria deklaroi se kishte gjetur prova shkencore dhe se ADN e tradhtonte në mjetin ku u krye ekspertiza, me herët Gjykata e Tiranës i kishte çmuar të plota provat dhe e kishte lenë të dyshuarin në masën arrest me burg për akuzën e vrasjes me paramendim.
por  ndryshe mendon Gjykata e Apelit që siç duket nuk i ka konsideruar të mjaftueshme dhe i ka dhënë masën e detyrimit me paraqitje. I  vetmi që ngelet në burg për vrasjen e ish-policit Bilali, i cili u qëllua me breshëri plumbash në derë të shtëpisë.

Është  Arben Xhetani një ish i dënuar për vjedhje, i cili dyshohet se ka siguruar mjetet për të kryer vrasjen si edhe ka vëzhguar lëvizjet e viktimës. Ish-polici ka dyshime të forta se u qellua për hakmarrje, ndërkohë që pas arrestimit të Cukalit u duk sikur ngjarja u zbardh. Në fakt Gjykata e Apelit është treguar mjaft bujare edhe me një ngjarje tjetër, atë të vrasjes se Jurgen Kurtit.

Siç tregon eksklusivisht një burim i Top Channel , Gjykata ka liruar edhe Olsi Qalliun, njeriun që foli dhe tregoi emrat e të rinjve që dyshohen në këtë atentat./tch

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...