Fier, vazhdon zjarri në Cakran, digjen 15 ha me pyje

Shqipëria

Fier, vazhdon zjarri në Cakran, digjen 15 ha me pyje

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 19:57
Ilustrim

Prej disa orësh vazhdon zjarri në Cakran të Fierit. Deri tani nga zjarri janë përfshirë 15 ha me pyje, ndërsa flakët janë përhapur më tej duke kaluar në zonën me ullishte të Kreshpanit.

10 forca zjarrfikëse nga Patosi dhe 20 nga Fieri kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të shuar flakët.

Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia bashkiake dhe Emergjencat Civile të Fierit.

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar dhe punonjësit e Drejtorisë pyjore.

Flakët për momentin mësohet se ndodhen nën kontroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat