Rreth 788 zyrtarë që nga drejtor, e deri tek specialistë që janë ndëshkuar pasi nuk u janë përgjigjur si duhet qytetarëve. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama anë takimin e bashkëqeverisjes.
“Kemi kaluar 50 mijë adresime në Platformën e Bashkëqeverisjes, më e rëndësishmja është që jemi në afro 115 mijë përdorues dhe janë shumë për një periudhë të shkurtër kohe”, – u shpreh Rama.
Rama tha se, “më shumë duhet të bëhen për të patur më shumë ndërveprim me njerëzit dhe sa më shumë suksese në përpjekjen e përbashkët, për të zgjidhur problemet e tyre, dhe ne për të përmirësuar situatën në ato pika ku shfaqen problemet”.
Rama deklaroi se, “janë 788 zyrtarë, që nga drejtor e deri tek specialistë, që janë ndëshkuar. Janë ndëshkuar pikërisht pasi nuk u janë përgjigjur si duhet qytetarëve. Sot një njeri i zakonshëm nuk ka nevojë për mik, për parti dhe as duke u lodhur duke shkuar e duke ardhur në një zyrë, mjafton t’i drejtohet Platformës dhe jo vetëm merr të drejtën, por edhe ndëshkon. Ndëshkon atë individë që i bëhet pengesë dhe e ndëshkon dhe drejtë, sepse ligji e ndëshkon atë individ, por që ligji ta ndëshkojë duhet që çështja të bëhet publike”.
“Pra, duke e adresuar çështjen në instancën më të lartë, jo duke heshtur e duke pritur, por duke bërë thjesht dhe vetëm detyrën ndaj vetes merr atë që të takon”, – përfundoi Kryeministri Edi Rama.