Meta: Nëse çelen negociatat Ramës do t'i jap "Urdhrin e Skënderbeut"

Shqipëria

Meta: Nëse çelen negociatat Ramës do t'i jap "Urdhrin e Skënderbeut"

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 18:34
Ilir Meta

Presidenti i Republikës bëri premtimin se nëse në datën 18 tetor do të hapen negociatat, kryeministrit Edi Rama do t'i japë dekoratën "Urdhëri i Skënderbeut".

Ilir Meta: Që unë të bëhem xheloz për Edi Ramën këtë nuk e pranon as vetë Rama. Ju i dini kontributet e mia për Edin, edhe për situatën  aktuale mua më vjen keq sepse gjithmonë i kam thënë ore më dëgjo mua se kur më ke dëgjuar mua të ka dalë mirë kjo gjë. Madje dhe disa diplomatëve i kam thënë: Mos ma merrni në qafë  Edin ju. Se i krijoni idenë që e ka mirë Edi dhe pastaj Edi gabon dhe pastaj e pëson edhe Shqipëria jo vetëm Edi. Se ne kemi hallin edhe të Edit, jo vetëm të vendit që kuptohet është kryesori për mua.

Unë të jem xheloz?! Unë i jap dekoratë Edit në datë 18 tetor vetëm ai të marrë datën e çeljes së negociatave. Ai le të mos e pranojë. Siç u dha ai dekorata ambasadorëve që celi negociatat vjet parvjet. Unë do tja jap dekoratën ai le mos e pranojë. Madje do ti jap "Urdhrin e Skënderbeut". Unë të jem xheloz pse do të çelen negociatat? Unë kam ikur nga kryeministër vetëm për të mos penguar marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Kryetari i partisë kur unë isha kryeministër donte të bëhej President, po ato votat i kishim cik problem për presidentit për punën e Dushkut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat