Meta: Kam bërë të pamundurën për të kaluar klasën, presidentit vetëm shampanja i ka mbetur - Bota Sot
Meta: Kam bërë të pamundurën për të kaluar klasën, presidentit vetëm shampanja i ka mbetur

Shqipëria

Meta: Kam bërë të pamundurën për të kaluar klasën, presidentit vetëm shampanja i ka mbetur

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 18:36
Ilir Meta

Pas përfundimit të takimeve të delegacionit të Venecias, nga ku pritet një rezultat përfundimtar, presidenti i Republikës, Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp me mediat.

Përgjatë bisedimit në fjalë, gazetari i Top Channel- it, Muhamed Veliu e pyeti Metën mbi datën e një negociate të mundshme PS-PD, atë të 18 tetorit. “Nëse mbetemi në klasë më 18 tetor, si do të veprojë presidenti?” ishte pyetja në fjalë.

“Presidenti ka bërë çdo gjë që vendi ynë ta kishte marrë datën e  çeljes së negociatave, që vendi asnjë minute të mos mbeste pa Gjykatë Kushtetuese, e ka bërë edhe më parë, në pozicionin e kryetarit të kuvendit, dhe do të vazhdojë të bëjë më të mirën për t’i shërbyer integrimit evropian të Shqipërisë. Një interes kombëtar i papërmbushur është pikërisht anëtarësimi i Shqipërisë në BE”, tha ai, ndër të tjera.

Më tej vazhdoi:

“Unë kam bërë përpjekje më të mëdha që të merrnim provimin e vjeshtës me sa më shumë sukses, nuk jam dëgjuar sa duhet, ndoshta kam qenë i gabuar, sepse po dëgjojmë lajmë shumë pozitive, ndonëse unë jam dyshues derisa suksesi të njohë dhe gotat e shampanjës të ngrihen lart. Kam dëgjuar nga të dyja palët që do të ketë më në fund një datë për negociata, kemi dëgjuar nga mazhoranca por edhe nga Partia Demokratike,  që do çelen negociatat, më 18 tetor. Ju e dini që presidentin e keni nga vendi i rakisë kështu që nuk ka se si t’i trembet gotës së shampanjës . Shqiptarët e Maqedonisë kanë një shprehje interesante për ata që bëjnë festa pa ndodhur: mos bëni Bajram me mend. Unë shpresoj të kem qenë i gabuar në gjithë këtë përpjekje që kam bërë, por edhe askush s’mund të më akuzojë që s’kam dhënë një kontribut shumë të madh mbi ato që mund të ndodhnin, se thonë çfarë bëri presidenti, ç’mund të bënte presidenti me dy palë që bënin mitingje, njëri këtu njëri aty. Papritur të gjithë u kënaqën, të gjithë u gëzuan, tani të gjithë po takohen më 18

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...