Bylykbashi: PD duhet të hyjë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër - Bota Sot
Bylykbashi: PD duhet të hyjë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër

Shqipëria

Bylykbashi: PD duhet të hyjë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 20:54
Oerd Bylykbashi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ndryshe nga kryetari Lulzim Basha, mendon se PD duhet të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën, kryeministër. Deklaratat Bylykbashi i bëri gjatë një interviste për Abc News.

I pyetur lidhur me qëndrimin këmbëngulës të kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të mos hyrë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, Bylykbashi u shpreh se sido që të mbahen zgjedhjet PD del fituese. Me Edi Ramën kryeministër apo pa Edi Ramën kryeministër ishte pyetja këmbëngulëse e intervistueses, të cilës Bylykbashi iu përgjigj:

“Për mua PD fiton edhe me Edi Ramën kryeministër. Zgjedhjet janë detyrim për partitë politike. Jua përsëris, PD duhet të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër dhe i fiton zgjedhjet. Ky është opinioni im personal, është gjykimi im”, tha Bylykbashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...