Basha sulmon Ramën: Premtoi shëndetësi falas, por vodhi 385 mln euro

Shqipëria

Basha sulmon Ramën: Premtoi shëndetësi falas, por vodhi 385 mln euro

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 20:54
Lulzim Basha

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka publikuar këtë të dielë një video denoncuese, ku akuzon kryeministrin Rama si personin përgjegjës për vjedhjen e 385 mln eurove.

Basha shkruan se Rama e premtoi shëndetësinë falas, por në fakt vodhi thuajse 400 mln euro, ndërsa në spitalet shqiptare jo vetëm që mungojnë ilaçet, por edhe shumë prej barnave që shiten janë të skaduara.

Ja çfarë shkruan Basha:

Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara. Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat