Bllokimi i Gjykatës së Lartë, Strasburgu pranon padinë e të dënuarit përjetë - Bota Sot
Bllokimi i Gjykatës së Lartë, Strasburgu pranon padinë e të dënuarit përjetë

Shqipëria

Bllokimi i Gjykatës së Lartë, Strasburgu pranon padinë e të dënuarit përjetë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 23:23
Foto

Gjykata e Strasburgut pranon të shqyrtojë padinë e parë të një shtetasi shqiptar për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë. Gjykata e Strasburgut ka pranuar aplikimin Nr. 17766/19, të bërë nga Eduard Kola kundër Shqipërisë më 27 Mars 2019.

Personi që ka paditur Shqipërinë në Strasburg është dënuar me burg të përjetshëm për vrasje dhe mbahet në burgun e Krujës.

Pas shqyrtimit të rastit dhe pranimit të çështjes për shqyrtim, Strasburgu i ka adresuar disa pyetje shtetit shqiptar.

Një nga pyetjet e drejtuara ndaj shtetit shqiptar është: A u shkel e drejta e ankuesit për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë?

Gjykata e Strasburgut i kërkon qeverisë shqiptare të japë një datë të mundshme për shqyrtimin e rastit.

Gjykata e Lartë mbeti me trupë të pamjaftueshme për shqyrtimin e çështjeve për shkak të mbarimit të mandatit të anëtarëve dhe shkarkimeve nga vetingu.

Arkiva e Gjykatës së Lartë është tejmbushur nga 20 mijë dosje që presin për t’u gjykuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...