Murrizi: Do të bëj listë të re për deputetë

Shqipëria

Murrizi: Do të bëj listë të re për deputetë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 22:18
Deputeti Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në RTV Ora, në emisionin “Arena” ka paralajmëruar se ai do të hartojë një listë të re për deputetë.

Pjesë nga biseda: 

Shima: Të gjithë njerëzit që kanë dalë nga partitë e mëdha, nuk kanë fituar asnjë votë.

Murrizi: Nard Ndoka ka ardhur si Nard në kuvend jo si PD.

Shima: Ke plotë nga PD, që kanë ikur dhe janë kthyer. Se kur vendi pa siglën e PD ose PS nuk merrni vota.

Murrizi: E ke gabim. Unë mendoj se fajet i ka sistemi. Duhet një sistem me lista të hapura.  Të mos jetë më pronar i karriges në parlament, as Luli, as Mona.

Shima: Por, kryetari mund të mos kandidojë, ty.

Murrizi: Nuk e pyes fare kryetarin, si bëri Dritan Prifti, që tha mandati im është i artë.

Shima: Nuk të fut në listë.

Murrizi: Do të bëjmë listë në vete, së shpejti do të kemi listë të re.

Shima: Bëj parti.

Murrizi: Jo me këtë sistem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat