Islami: Konkurrenca e Veliajt me Tahirin, kush do të jetë trashëgimtari

Shqipëria

Islami: Konkurrenca e Veliajt me Tahirin, kush do të jetë trashëgimtari

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 20:05
Pamje nga emision

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami i ftuar në studion e lajmeve në Ora News komentoi situatën në të cilën ndodhet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pra pak para dhënies së vendimit të Gjykatës.

Islami tha se Tahiri është në konkurrencë me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se kush do të jetë trashëgimtari.  

Kastriot Islami: Konkurrenca e Erion Veliajt me Saimir Tahirin është kush do të jetë trashëgimtari. Ata kanë konkurruar, por nuk i dilnin dot Ramës para, sepse ai do ti këpuste kokën. Tani Rama është dobësuar. Rama po të ishte i fortë nuk do bënte zgjedhje me një parti. Rama ndërroi qeverinë pa dhënë asnjë arsye se përse e ndërroi. Unë jam shumë i kënaqur që Rilindja po degradon siç e kam parashikuar unë. Jam i lumtur që e kam parashikuar, jo se e kam stimuluar. Rilindja  e ka ndërtuar ndërtesën gabim që në fillim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat