Ironike, qeveria e cilësoi godinë të rrezikshme, Teatri nuk luan nga tërmeti - Bota Sot
Ironike, qeveria e cilësoi godinë të rrezikshme, Teatri nuk luan nga tërmeti

Shqipëria

Ironike, qeveria e cilësoi godinë të rrezikshme, Teatri nuk luan nga tërmeti

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 23:21
Foto ilustrim

Pas tërmetit të fuqishëm, Ministrja e Kultures Elva Margariti ka inspektuar disa nga institucionet kulturore, si Teatri Konbëtar i Operas dhe Baletit, Galeria Kombëtare e Arteve dhe Muzeu Historik Kombëtar.

Sipas asaj që raporton “Gazeta Shqiptare”, ka dëme sipërfaqësore, plasaritje dhe rënie suvash.

Sipas ministrisë, muzetë u mbyllën më herët.

“Pasi të evidentohen të gjitha problematikat do vendoset se si do procedohet me hapjen e muzeve në vijim”, tha zyra e shtypit pranë MK.

Ndërkaq dy godinat e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental nuk kanë pësuar asnjë dëm, çka konfirmohet nga qytetarët e artistët që i ruajnë nga vendimi i qeverisë për t’i shembur.

“Teatri është godina më e sigurtë sot në qytet! Nëse do ta gdhini ejani kaloni natën me ne, në mbrojte të teatrit, bashkë s’ka Tërmet qe na shemb”, do të shkruante më herët Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...