Braimllari i LSI-së: Qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës - Bota Sot
Braimllari i LSI-së: Qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës

Shqipëria

Braimllari i LSI-së: Qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 17:08
Endrit Braimllari

Përmes një postimi në Facebook, ish- deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari u shpreh se qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës për zonat e prekura nga tërmetet.

“Qeveria nuk mund të funksionojë si një organizatë. Ka ligje, struktura dhe protokolle sesi menaxhohen situata të tilla. Arsyeja e mosshpalljes së emergjences për zonat e prekura nga tërmetet ka të bëjë me dëmshpërblimet.”, u shpreh ai.

Më tej vijoi:

“Nëse qeveria e shpall gjendjen e emergjencës, ligji e imponon një dëmshpërblim në masën 100 përqind të çdo dëmi që prek popullatën. Ndaj Edi Rama të mos bëjë show nëpër fusha futbolli dhe stadiume, por të shpalli gjendjen e emergjencës që qytetarët të kenë mundësi të dëmshpërblehen për këtë fatkeqësi natyrore.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...