Vasili: Kryeministri ia mbathi! Turp të tillë, Shqipëria nuk ka parë

Shqipëria

Vasili: Kryeministri ia mbathi! Turp të tillë, Shqipëria nuk ka parë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 09:01
Petrit Vasili

Petrit Vasili, ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI, ka reaguar pas largimit të kryeministrit Edi Rama nga Shqipëria në drejtim të Nju Jorkut.

Rama do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por Vasili thotë se kryeministri ia ka mbathur në kulmin e emergjencës civile që shkaktuan tërmetet.

“Turp të tillë Shqipëria nuk ka parë dhe nuk ka për të parë. Edi Rama iku, iku dhe la vendin në baltë në momentin më të rëndë, e la Shqipërinë në duart e shtetit të shkatërruar dhe të paaftë që u ka lënë shqiptarëve në kurriz”, shkruan ndër të tjera Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat