Ish- Ministri kritikon qeverinë: Po gabojnë me përllogaritjen e dëmeve të tërmetit

Shqipëria

Ish- Ministri kritikon qeverinë: Po gabojnë me përllogaritjen e dëmeve të tërmetit

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 19:55
Edmond Panariti

Edmond Panariti, ish-ministri i Bujqësisë  ka folur në lidhje me dëmet e shkaktuar nga lëkundjet e tërmetit që goditën ditët e fundit vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Panariti vlerëson se sot ekziston një metodë e saktë matematikore, ndërsa shton se ajo që po bën  qeveria është thjesht një “përllogaritje” populiste.

Ish-ministri thekson se për këtë arsye duhet thirr agjencitë e specializuara të cilat kanë mekanizma për të vlerësuar dëmet reale të shkaktuara nga tërmetet.

Postimi i Panariti

Një “JO” kategorike, vleresimit empirik të demeve dhe kostove nga termeti! …. Sepse amatorizmat fshehin dhe deformojne te verteten! Tani që të dhenat sizmike, mbi magnituden, intensitetin dhe thellesine e termetit, sebashku me pozicionin gjeografik të epiqendres sizmike janë te percaktuara, kerkohet nje vleresim i saktë i demeve dhe kostove financiare…. Per kete ka modele matematikore dhe programe kompjuterike. Nje pjesë e tyre gjenden dhe perdoren edhe online. Me i njohuri nder to eshte SELENA (Seismic loss Estimation Software) Ndersa disa te tjera tejet profesionale administrohen nga agjenci te specializuara. Duhet kuptuar se vleresimi nuk mund te jete empirik, per me teper i kryer nga individe regjistrues të cilët as dijne dhe as munden te identifikojnë dhe vletesojne demet.. Prandaj ftesa e agjencive te specializuara eshte domosdoshmëri. Prandaj te mos humbet kohe, me amatorizem dhe populizem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat