Në 10 minuta u regjistruan gati 300 rrufe

Shqipëria

Në 10 minuta u regjistruan gati 300 rrufe

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 09:27
Foto

290 rrufe për 10 minuta ka regjistruar Shërbimi Meteorologjik Ushtarak mbrëmjen e djeshme. Siç shihet edhe në hartë, pjesa më e madhe e rrufeve janë regjistruar në rajonin e Shqipërisë së mesme, kryesisht në Tiranë dhe zonat përreth.

E gjithë mbrëmja e së hënës dhe mëngjesi i së martës kanë qenë të dominuara nga reshjet e shiut në formën e shtrëngatave e stuhive.

Përmbytje janë regjistruar në disa zonë, kryesisht në Fushë Krujë, Laç, por edhe në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat