Për “të vërtetën” Tahiri mendon edhe Strasburgun: Nuk do kursehem fare!

Shqipëria

Për “të vërtetën” Tahiri mendon edhe Strasburgun: Nuk do kursehem fare!

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 22:57
Saimir Tahiri

Saimir Tahiri shprehet i bindur për t’i shkuar drei në fund drejtësisë, ish-ministri nuk  e përjashton si mundësi Strasburgun, për të marrë atë që ai e quan drejtësi.

Gazetarja: Pas 2 vitesh dilni i lirë nga tre akuza shumë të rënda. Si ndiheni?

Saimir Tahiri: Pres t'i shkoj drejtësisë deri në fund. Nuk është drejtësi e plotë deri më sot.

Gazetarja: Mendoni Strasburgun?

Saimir Tahiri: Ka ende kohë për të menduar këto, por sigurisht të gjitha janë para.

Gazetarja: Nëse do të jetë e nevojshme ju do të shkoni në Strasburg për të fituar të vërtetën tuaj që keni kërkuar prej 2 vitesh?

Saimir Tahiri: Nuk do kursehem fare, do ti bëj të gjitha patjetër ku të jetë e nevojshme.

Gazetarja: Po për ndërkombëtarët që janë të zhgënjyer. Ju sa i zhgënjyer jeni nga ata?

Saimir Tahiri: Sapo u përgjigja.

Gazetarja: Po në PS ndiheni i vetëm? Nuk keni patur kurrë një përkrahës? 

Saimir Tahiri: Mua më intereson drejtësia, vetëm kaq dhe për këtë nuk më duhet askush. Përveç të vërtetës sime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat