Tërmetet, 90 % e objekteve të inspektuara nuk kanë probleme serioze

Shqipëria

Tërmetet, 90 % e objekteve të inspektuara nuk kanë probleme serioze

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 15:54
Ilustrim

Grupet e inspektimit kanë zbritur në terren  për të kontrolluar dëmet e shkakatuara nga lëkundjet e tërmetit. Kreu i Institutit të Ndërtimit bëri me dije se nga inspektimet e kryera deri më tani mbi 90 % e objekteve kanë rezultuar pa probleme, edhe pse njerëzit shqetësohen për një plasaritje të suvasë. Për të përballuar situatën, Ministrja e Financave  bëri me dije se do të shtohet fondi  i emergjencës për dëmet nga tërmeti.

Pas qetësimit të tokës dhe të motit, inxhinierët  kanë zbritur në terren për të vlerësuar dëmtimin e banesave private dhe institucioneve  shtetërore.

Grupi i inspektimit pasi kontrollit nga afër të ambienteve të  Fakultetit Ekonomik deklaroi se kushtet e ndërtesës nuk janë të rrezikshme dhe  mësimi mund të nisë pa asnjë problem.

Kreu i Institutit të Ndërtimit  u shpreh se nga inspektimet e bëra së fundmi në Tiranë, Elbasan dhe Vorë  ka rezultuar se 90% e objekteve nuk kanë probleme në strukturë dhe nuk përbëjnë rrezik për qytetarët.

Agron Hysenlliu: 99% e gopdinave nuk kanë problematikë në strukturë, por në rifiniturë. Kjo do të thotë që struktura është e garantuar.

Shqetësim mbetet fakti se ankesat janë bërë dhe për dëmtime të lehta.

Agron Hysenlliu: Për një vijëzim që mund të ketë një mur të mos i ndërtohen Institutit të Ndërtimit. Në Vorë në momentet e para kishim rreth 100 shtëpi. Numri i shtëpive që na është kërkuar për ti parë ka shkuar në 800.

Në lidhje me dëmshpërblimin e dëmeve, Ministrja e Financave gjatë një inspektimi në disa biznese në Durrës premtoi se do të shtojnë fondet  për rimbursim të dëmeve.

Anila Denaj: Ne nga buxheti i shtetit disponojmë fondet për ta mbështetur pjesën e konstatimit të dëmeve me rimbursim.

Ministrja garantoi se dëmet e shkaktuara nga tërmeti do të përballohen nga buxheti i shtetit, i cili disponon fondet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat