Flet avokati që i shpallën djalin në kërkim: Ja pse po e kërkojnë tim bir, ai do rrijë në arrati

Shqipëria

Flet avokati që i shpallën djalin në kërkim: Ja pse po e kërkojnë tim bir, ai do rrijë në arrati

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 13:35
Avokati Ilir Malindi

Avokati Ilir Malindi, djalin e të cilit kanë shpallur në kërkim, si një nga personat e akuzuar në lidhje me kokainen e kapur në kontenierët në Durrës ka reaguar menjëherë pas lajmit të policisë për implikimin e të birit. 

Gazetari i “Panorama” njofton se avokati ka deklaruar se i biri nuk ka fare lidhje me këtë trafik, por e kanë shpallur në kërkim, vetëm pasi dikush nga të arrestuarit i ka përmendur emrin..

“Djali im s’ka lidhje fare me bllokimin e lendes narkotike ne port. Eshte shpallur ne kerkim pasi dikush nga keta qe jane arrestuar kane permendur emrin e tij. Djali nuk ka asnje lidhje. Do merremi ne rruge ligjore. Nuk ka asnje prove apo pergjim qe implikon tim bir. Ai do të qendroj ne arrati deri ne momentin qe do te marrë zgjidhje kjo situate ne rruge ligjore”- ka thene ai ne nje reagim per “Panorama”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat