Zahiretë e Kolonjës, gratë përgatisin produktet e brumit për dimër

Shqipëria

Zahiretë e Kolonjës, gratë përgatisin produktet e brumit për dimër

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Shtatori për shumicën e amvisave është muaji i përgatitjes së zahireve të dimrit.

Përgatitja e produkteve të brumit si petkat dhe dromkat ka qenë një traditë e hershme që në shumë prej familjeve vazhdon ende të konservohet.

Në Kolonjë, gatimet tradicionale, mbushin tryezën duke u konsideruar si ushqime të shijshme dhe të sigurta. Gratë kolonjare teksa mblidhen së bashku tregojnë mënyrën e përgatitjes së këtyre ushqimeve të trashëguar nga gjyshet.

Përgatitja e zahireve të dimrit dikur bëhej në masë nga familjet shqiptare por kjo traditë sa vjen e po zbehet. Më së shumti ajo po ruhet në fshatrat  e disa familje por nga gratë tek të rejat po trashëgohet shumë pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat