Plagosen dy të rinj në Laç, makina përfundon në kanal

Shqipëria

Plagosen dy të rinj në Laç, makina përfundon në kanal

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Një aksident raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Laç. Për pasojë mësohet se kanë mbetur të plagosur dy të rinj.

Ngjarja ka ndodhur në Laç, në vendin e njohur si Kryqëzimi i Patokut. Makina ku po udhëtonin dy të rinjtë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat