Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, thotë për "Tempora" se për rrëzimin e qeverisë Rama ka dy rrugë, me atentat ose me zgjedhje.
E ndërsa përqafon idenë e fundit, thotë se duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Alibeaj: Si ka mbaruar qeveria? A biem dakord që rruga për ta rrëzuar këtë njeri është dy; o bolshevike me atentat, ose demokratike me zgjedhje.
Prifti: Unë jam i racionales, me zgjedhje.
Alibeaj: Po pra, këtë po kërkojmë ne. Ne kërkojmë zgjedhje. Zgjedhje të lira, po nuk patëm këtë gjithë historia merr fund.
Dervishi: Komisioni i Venecias në një nga 102 paragrafët i tërheq vëmendjen Kuvendit të Shqipërisë mbi këtë inisiative që ka ndëmarrë në kushtet ku gjithë pushteti vendor, ekzekutiv dhe parlamentar është në një dorë. Ndërmarrja e një inisitiave të tillë në sulm kundër Kreut të Shtetit prish gjithë ekuilibrat e vendosura në shtet.