I ndalohet makina në hyrje të Lezhës, pranga 25-vjeçarit

Shqipëria

I ndalohet makina në hyrje të Lezhës, pranga 25-vjeçarit

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 09:50
Ilustrim

Një 25-vjeçar është prangosur përgjatë aksionit policor Lezhë-Kurbin.

Gjatë kontrollit të bërë në mjetin e tij iu gjetën 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës si dhe më pas, në kontrollin e banesës 1 armë zjarri automatik, 115 fishekë model 56 & 54 dhe një palë dylbi.

Ndalimi i tij u krye në hyrje të Lezhës.

Po kështu një tjetër shtetas po procedohet penalisht, ku në sajë të operacionit për rritjen e parametrave të sigurisë, me kontrolle në akse rrugore, në zona urbane dhe rurale, Rr.P.-së  iu gjetën disa doza lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat