Regjistrimi i biznesit, Xhepa: Shqipëria si hotel "California", i bukur kur hyn po vështirë të dalësh

Shqipëria

Regjistrimi i biznesit, Xhepa: Shqipëria si hotel "California", i bukur kur hyn po vështirë të dalësh

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 17:35
Ekonomisti Selami Xhepa

Ekonomisti Selami Xhepa i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se fakti që investitorët zgjedhin për investime vendet e rajonit dhe jo Shqipërinë duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për qeverinë.

Sa i përket regjistrimit të biznesit, Xhepa hoqi një paralele. Ai tha se Shqipëria është si hotel California, i bukur kur e kërkon në booking, por kur hyn atje është e vështirë të dalësh. Njëjtë edhe për bizneset në vend.

Xhepa: Investime të rëndësishme zgjedhin vendet e rajonit dhe nuk kanë si destiacion final Shqipërinë është një kambanë alarmi dhe qeveria duhet ta marrë në konsideratë. Por fakti është se raportet e Bankës Botërore dhe agjenci që bëjnë vlerësimet e klimës së biznesit në vend vazhdojnë të raportojnë se Shqipëria nuk po bën ndonjë progres dhe në ato që janë çështje kritike, të dukshme. "Doing buisness" raporti i Bankës Botërore të 2019 vazhdon ta klasifikojë Shqipërinë në vendin e fundit sa i takon elementëve kyç. Përshembull marrja e lejeve të ndërtimit. 

Duket që Shqipëria ka një vend deri në regjistrimin e biznesit, pra në Shqipëri mund të regjistrohesh menjëherë si biznes, por është si puna e asaj muzikës së hotel California, që të duket i bukur në momentin që bën booking dhe hyn në hotel, por pasi hyn atje është e vështirë të dalësh më mbrapsht. Marrja e lejes së ndërtimit, regjistrimi i Hipotekës, pagimi i taksave, Shqipëria vazhdon të radhitet në vendin e fundit. Të gjithë elementët e inovacionit që i japin vërtetë fytyrën moderne një ekonomie, Shqipëria vazhdon të çalojë në adoptimin e teknologjive të reja dhe të inovacionit në përgjithësinë sipërmarrje të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat