Me ftesë të Vuçiç! Rama mbërrin në Novi Sad për “Shengenin” ballkanik - Bota Sot
Me ftesë të Vuçiç! Rama mbërrin në Novi Sad për “Shengenin” ballkanik

Shqipëria

Me ftesë të Vuçiç! Rama mbërrin në Novi Sad për “Shengenin” ballkanik

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:26
Edi Rama

Kryeministri Rama dhe kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kanë mbërritur këtë të mërkurë në Serbi, ku do të zhvillohet një takim mes tyre dhe Presidentit serb Vuçiç.

Rama është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” nga Ministrja e Integrimit Europian Jadranka Joksimovic. Ftesa ndaj dy kryeministrave ka ardhur nga Vuçiç, ndërsa takimi do të mbahet ditën e nesërme në Novi Sad.

Fokusi i takimit trepalësh do të jetë një “shengen” i vogël ballkanik, me qëllimin integrimin e tregjeve në rajon, heqjen e pengesave doganore si dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në Ballkan.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...