Reforma Zgjedhore, Hajdari: Fokusi ynë është ndryshimi i sistemit, ftesa mbetet e hapur për PD-në - Bota Sot
Reforma Zgjedhore, Hajdari: Fokusi ynë është ndryshimi i sistemit, ftesa mbetet e hapur për PD-në

Shqipëria

Reforma Zgjedhore, Hajdari: Fokusi ynë është ndryshimi i sistemit, ftesa mbetet e hapur për PD-në

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 13:00
Rudina Hajdari

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, bashkëkryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari u shpreh në një deklaratë për mediat se afati i realizimit të reformës varet nga vendimi i Këshillit të Evropës mbi negociatat.

“Fokusi ynë si opozitë është futja në BE dhe ndryshimi i këtij sistemit. Nëse nuk do të hapen negociatat me BE-në, Shqipëria do të kalojë një gjendje të vështirë. Qytetarët duhet të zgjedhin kandidatët dhe jo partitë”, u shpreh Hajdari.

Më tej la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me partitë e tjera.

‘’Ftesa mbetet e hapur për PD-në dhe partitë e tjera. Do të donim shumë të sillnin propozimet e tyre, do të donim një dakordësi nga të gjitha palët sepse kjo reformë bëhet për të gjithë shqiptarët.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...