Aksident me një të plagosur në Durrës, makina përfundon mbi stola

Shqipëria

Aksident me një të plagosur në Durrës, makina përfundon mbi stola

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 21:02
Aksidenti

Një person ka mbetur i plagosur nga një aksident i ndodhur sot në qytetin e Durrësit.

I lënduari, që po ecte me biçikletë, i preu rrugën një makaine.

Drejtuesi i automjetit devijoi dhe përfundoi mbi stola, ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Pakujdesia e drejtuesit të biçikletës raportohet se është bërë shkak për aksidentin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat