Gazetari, Poli Hoxha, thotë se vendet e BE-së de facto ata e kanë ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut sa i takon vendimit për hapje e negociatave.
I ftuar në RTV Ora, Hoxha tha se po të shikosh të gjithë deklaratat e Gjermanisë dhe të Francës thonë se Shqipëria nuk është gati, Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kushtet, por për situatë gjepolitike nuk mund ti ndajmë.
Hoxha: Nëse do të ndodhte realisht një ndarje do të ishte akti i fundit i mbretit lakuriq, do të binin të gjithë alibitë e këtij kryeministri dhe kësaj qeverie. Mbajtja bashkë mban akoma një lloj makiazhi të Bllokut. Tani kemi shenja as për PO me kushte, do të jetë një goditje shumë e madhe. Franca nuk po lëviz, koha është shumë e shkurtër për të arritur një rakordim.