Rama pranon se vota e emigrantëve nuk realizohet tani

Shqipëria

Rama pranon se vota e emigrantëve nuk realizohet tani

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 19:36
Kryeministri Rama

Në konferencën për shtyp Kryeministri Rama pranoi se nuk është më prioritet vota e emigrantëve në zgjedhje dhe se deri në fund të vitit do të punohet fort për të realizuar kërkesat e OSBE/ODIHER në kodin Zgjedhor.

Rama tha se koha kur partitë politikë menaxhonin zgjedhjet ka mbaruar duke lajmëruar një ndryshim thelbësor për sa i përket komisioneve zgjedhore të cilat aktualisht përbëhen nga militantë të partive politike.

Ndërkohë vota e emigrantëve ka qenë një premtim i vjetër i kryeministrit. Kujtojmë që në samitin e Diasporës tha që vota e emigrantëve ka vetëm dy rrugë, ose do bëhet ose do bëhet. Por tani sipas Ramës, nuk do të bëhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat