Shqipëria nuk ka vend në BE

Shqipëria

Shqipëria nuk ka vend në BE

Luftulla Peza Nga Luftulla Peza Më 19 tetor 2019 Në ora: 00:39
Harta e publikuar nga autori i shkrimit

Shqipëria marëveshje associmi me Bashkimin Europian (BE)? Është turp të bëj marëveshje associami me Bashkimit Europian, një vend pa demokraci, që i ka mbyllur të ardhmen rinisë së vet dhe për popullin ka mbjellë varfërinë.

Populli shqiptar e ka merituar prej mjaft kohësh të jetë antar i BE, sepse është populli më i vjetër i identifikuar në histori,me stërgjyshët e tij pellazgët. Pellazgët ngritën qytetërimin pellazgo/shqiptar më të lashtë në botë. Shqiptarët kanë dhënë kontributin më të madh, se sa popujt e tjerë, në përparimin e kombeve të tjera dhe në zhvillimin e gjithanshëm të njerzimit. Mjafton të shihni këtë hartë:

Gjatë shekullit 7 p.e.s. u ngrit Mbretëria e Maqedonisëdhe më pas Perandoria Maqedone e Lekës së Madh, që u shtri deri në Indi. Gjatë shekullit 4 p.e.s.në Ballkanu ngriten edhe mbretëritë e Ilirisë, Epirit, Dardanisë, Thrakës, Dakisë, Paeonisë. Të gjithë këta popuj flisnin dialektet e tyre, shumë të afërt njeri me tjetrin dhe me gjuhën e sotme shqipe (Peza L.&L. 2018: Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe Familja Pellazgjke e gjuhëve). Në këtë kohë Europa qendrore dhe veriore përjetonte kohën e gurit të vonë dhe nga ana shoqërore ishte në stadin e fiseve të pa organizuara gale, kelte, gjermanike, baltike, sllave dhe në jugë të Mesdheut zotëronin fiset e pa arganizuara arabe, berbere etj.

Në sajë të organizimit të lartë shtetërorë ndër shqiptarët u zhvillua kultura, teknologjia, arti, që u ndriçoi rrugën e përparimit fiseve të ndryshme në Europë dhe rreth saj. Në këtë kohë nuk ekzistonin as Roma dhe asGreqia. Pushtimi romak i Ballkanit ndodhi dy shekuj më pas (168 p.e.s.), ndërsa grekët e ngritën mbretërinë e tyre të parë në vitin 1832 d.mth. 2200 vjet pas shqiptarëve, me mbretin gjerman Oto në krye. Europa gjithashtu i ngriti mbretëritë e saj shumë më vonë nën shembullin e shqiptarëve.

sajë të zhvillimit të madh gjatë antikitetit shqiptarët e lashtë, njohur me emrat e ndryshëm pellazgë, maqedonë, ilirë, epirot, thrak etj. ndikuan shumë në përparimin e popujve të tjerë europianë. Për këtë kontribut të madh në përparimin e popujve të Europës shqiptarët shumë kohë përpara e meritonin të ishin pjesë e BE.

Por fatkeqësisht sot kanë ndryshuar situatat, gjendja është krejt ndryshe dhe Shqipëria nuk i plotëson kushtet për marëveshje me BE.

-Së pari antarët e BE duhet të dinë se në Shqipëri mungon demokracia, votat e qytetarëve blihen, që është proces jo demokratik. Administrat shtetërore është kthye e gjitha në ushtri të PS dhe në rast se këta ushtarë nuk drejtojnë gjallë fushatën zgjedhore dhe fitoren e PS me çdo mjet, largohen nga puna. Parimi i përzgjedhjes në administratën shtetërore sot në Shqipëri nuk është aftësia profesionale, por përkatësia politike, më keq se në kohën e rregjimeve totalitare. Kjo sjell zvarritjet burokratike dhe mos zgjidhje të halleve të qytetarëve, mos përparimin e vendit.

-Ligji aktual i zgjedhjeve lejon vetëm kryetarët e partive të zgjedhin deputetët, para se të futen në listën për tu zgjedh, këta duhet të paguajnë shuma të mëdha për tu futur në listë dhe pasi bëhen deputetë janë vetëm ushtarë të partisë, që nuk mendojnë asnjë grimë për të mirën e popullit. Në këtë mënyrë Kuvendi i Shqipërisë është mbushur me njerëz me të kaluarën kriminale, të paaftë, që nuk dinë të thonë as dy fjalë, që nuk e meritojnë.

-Pronat.Janë një kock, që i ka ngelur në fyt qeverive shqiptare. Është problem i madh, për të cilat në Shqipëri pas vitit 1990 janë vrarë më shumë se 8 mijë persona. Unë jam birë dëshmori, babai im Hasan Peza, Dëshmorë i Atdheut, ka qenë luftëtarë i Çetës së Pezës, e para njësi luftarake antifashiste në Europë dhe ndër luftëtarët e parë të rezistencës antifashiste shqiptare. Ai një pjesë të pasurisë së tij e dha për të mbajtur në këmbë Çetën e Pezës, themeluar nga komandanti Myslim Peza, ku ishte luftëtare edhe nëna ime, xhaxhai im me të shoqen dhe të tjerë. Pjesën tjetër të pasurisë e vodhën fashistët.

Pas Luftës së Dytë Botërore u bë reforma agrare dhe tokat e babait tim dëshmorë i Atdheut, u shtetëzuan dhe unë me mamanë time u kthyem në proletarë, vetëm me rrobat e trupit, sepse edhe shtëpinë e kishim të djegur nga fashistët.

Me ramjen e sistemit komunist në Shqipëri u hap rruga e ardhjes së demokracisë, por kjo erdhi vetëm për pak kohë. Shpejt në krye të shtetit u instalua autokracia dhe u mbyllën rrugët e demokracisë.

Ka mjaft vite që kërkoj kthimin e pronave të babait tim. Por veç premtime asnjë ndihmë reale. As shtëpi nuk kam dhe nuk më japin leje të ndërtoj shtëpinë aty ku ka pas shtëpinë familja ime në qendër të Pezës, para Luftës së Dytë. Kam takuar edhe kremnistrin Berisha dhe i kam shkruar edhe kryeministrit Rama, por mora veç fjalë të bukura dhe asgjë konkrete.

Në gjendjen time në Shqipëri janë me qindra mijë qytetarë, që bredhin zyrave të shtetit, gjykatave etj. dhe kërkojnë pronat, por shteti nuk ju a kthen, sepse një pjesë të tyre e kanë vjedhë vetë pushtetarët dhe një pjesë miqtë e tyre.

Pushtetarët shqiptarë janë njerzit, që kanë ideal vetëm pasurimin e vet dhe varfërinë e popullit. Kjo është lumturia e tyre. Vetëm në Shqipëri gjen nëna me fëmijët e vegjël, që lypin rrugëve dhe profesorë ose autorë librash, që kërkojnënëpër kazanët e plehrave, nga pensionet e ulta.

Ligjet i kanë formuluar për interesin e tyre dhe deputetët kukulla i votojnë pa asnjë diskutim. Ligjet e turpshme të shembjes së Theatrit Kombëtar, ligji i arsimit të lartë, ligji i unazës së re, koncensionet e shumta të vjedhjeve, marëveshje me vendet e tjera, pa pyetur dhe në dem të shqiptarëve etj.

Kultura shqiptare po rrënohet çdo ditë.

Lufta e Dytë Botërore ka filluar me sulmin e fashistëve italianë ndaj Shqipërisë më 7 prill 1939. Por megjithse pushkët e para kundra fashizmit u zbazën në Shqipëri dhe dëshmorët e parë të Luftës së Dytë Botërore qenë po shqiptar, ministria e kulturës e la këtë datë në harresë. Në qendët të Tiranës po zhduken çdo ditë monumentet e vjetra, që dëshmojnë kulturën e një populli. Ato po shemben çdo ditë për të ngritur qiellgricat, kullat mjaft katëshe, për përfitime personale.

Këto dhe shumë probleme të tjera të mprehta, tregojnë se me këtë qeveri shqiptarët nuk do të shohin ditë të mira, prandaj po largohen me turma nga vendi.

Prandaj Shqipëra nuk e meriton të nënshkruaj marëveshjen me BE pa demokratizuar sistemin zgjedhor, ku deputetë dhe presidenti të zgjidhen nga populli, KQZ të jetë jopartiak, pa eleminuar varfërinë, pa i kthyer pronarëve pronat e veta të ligjëshme dhe pa i kthyer rinisë e qytetarëve shpresën e humbur, për të cilën po largohen.

Më vjen shumë keq që i shkruaj këto radhë, sepse e dua vendin tim dhe përulem para popullit tim me respektin më të lartë, për të cilin kam dhënë kontribut të shquar në zhvillimin shkencor. Por ky vend i mrekullueshëm nuk e meriton një qeveri të tillë, që e vjedh popullin çdo ditë dhe tallet me popullin e vet.

Në rast se BE do të nënshkruaj marëveshjen me Shqipërinë, qeverisja e hajdutërisë do të marrë një mbështetje të fortë nga BE, do ti zgjasë jetën asaj, por do të marrë edhe zhgënjimin e madh të popullit shqiptar dhe mallkimin e tij.

Artikulli në formën e një letre i është dërguar Përfaqësisë së Bashkimit Europian në Tiranë para ca ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat