Një apartament në bllokun e banesave sociale në zonën e Shkozës në Tiranë u shkrumbua në orët e para mëngjesin e së shtunës.
Dyshimet e para janë se flakët mund të jenë shkaktuar nga një shkëndije elektrike.
Në momentin e zjarrin në shtëpi kanë qenë 5 anëtarët e familjes, burrë e grua dhe tre fëmijë të vegjël. Kanë qenë komshinjtë, të cilët pasi kanë parë tymin dhe flakët, kanë lajmëruar dhe kanë zgjuar nga gjumi familjarët brenda banesës.
Flakët u shuan pas ndërhyrjes së zjarrfikëses dhe fatmirësisht nga ngjarja nuk pati persona të lënduar.