Departamenti i Shtetit paralajmëron: Nisin protesta të përditshme në Shqipëri

Shqipëria

Departamenti i Shtetit paralajmëron: Nisin protesta të përditshme në Shqipëri

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 21:57
Protesta

Duke marrë shkas nga protestat e përshkallëzuara të banorëve në “Unazën e Re”, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë parlajmëron për zgjerim të protestave.

“Demonstratat vazhdojnë përgjatë Unazës së Madhe dhe zona të tjera të qytetit në lidhje me zgjerimin e planifikuar të Unazës. Oraret e demonstrimit kanë ndryshuar dhe janë planifikuar të zhvillohen çdo ditë nga ora 6:30 pasdite. deri në 7:30.

Personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe anëtarëve të familjes u kërkohet të monitorojnë median lokale dhe të shmangin Unazën e Tiranës dhe zonat e tjera rreth qytetit nëse ka informacione për protestë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Banorët e "Unazës së Re" prej një viti janë në protestë, teksa pak ditë më parë u arretuan dhjetëra qytetarë, menjëherë sapo hynë në fuqi ndryshimet e reja në kodin penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat