Ilir Meta fshin nga Facebook foton me gruan që akuzohet për vrasjen e qindra myslimanëve

Shqipëria

Ilir Meta fshin nga Facebook foton me gruan që akuzohet për vrasjen e qindra myslimanëve

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 12:45
Ilir Meta, e ka larguar fotografinë skandaloze me Aung San Suu Kyi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka larguar fotografinë skandaloze me Aung San Suu Kyi, gruaja që akuzohet se ka vrarë tre mijë myslimanë. Meta kishte publikuar në FB, foton me Suu Kyi, duke u krenuar dhe se ‘ndjehej i kënaqur që është takuar me të’.

Një publikim i tillë në llogarinë e Facebook të presidentit të Shqipërisë, ka marrë kritika të ashpra nga media dhe publiku.

Tani mund të shihet se kjo foto nuk ekziston në profilin e Metës në FB.

Aung San Suu Kyi ishte shpallë fituese e çmimit Nobel të Paqes në vitin 1991, ku u bë zëri i shpresës duke kundërshtuar dhunën ushtarake në Mianmar dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të demokratizuar vendin. Mirëpo, Këshilli Evropian para dy vjetësh e kishte bërë përgjegjëse për vrasjen e mbi tre mijë myslimanëve në pak ditë.

Shumë njerëz kanë kaluar kufirin me Bangladeshin duke tentuar t’i ikin terrorit të ushtrisë së Aung San Suu Kyi, pasi që në Azinë Juglindore po kryhej një masakër e madhe kundër popullsisë myslimane, gjë kjo që e kishte shqetësuar edhe OKB-në, BE-në, por dhe organizatat që merren me të drejtat e njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat