Halloween në Shqipëri, fëmijët shkojnë në shkollë të maskuar

Shqipëria

Halloween në Shqipëri, fëmijët shkojnë në shkollë të maskuar

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 14:52
Halloween në Shqipëri, fëmijët shkojnë në shkollë të maskuar

Halloween ka marrë një shtrirje të gjerë edhe në Shqipëri, me maska dhe kostume të personazheve të frikshëm fëmijët kanë frekuentuar mësimin këtë të enjte. Ndërsa presin darkën për “Tmerr apo karamele”.

Të veshur me maska të personazheve të frikshëm, fëmijët në Shqipëri për të disatën vit radhasi i janë bashkuar festës amerikane të Halloween.

Në të gjitha shkollat ka pasur organizime të ndryshme.

"Kam bërë happy Halloween për ta varur në derën e klasës sepse ne në fund të mësimit do bëjmë një festë"

"Ishin mbledhur të gjitha klasat dhe kemi kërcyer secili nga një kërcim"

"Me shkollën sot organizua disa kërcime"

"Do iki me shokët të mbledh karamele dhe të tremb njerëzit"

Më shumë se informacion, 31 nëntori është një motiv për të festuar dhe mënyra se si festohet duket se është e njëjtë në të gjithë botën.

"Do kërkojmë karamele"

Maskat karakteristike të kësaj feste janë merimangat, fantazmat, shtrigat, lakuriqët e natës dhe macet e zeza. 

Halloween njihet në të gjithë botën si festa e ringjalljes së të gjithë shpirtrave ndërsa në Amerikë është festa e dytë me e festuar pas Krishtlindjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat