Petrit Vasili: Rama e mbajti fjalën, Arjan Ndoja u ndëshkua me plumb

Shqipëria

Petrit Vasili: Rama e mbajti fjalën, Arjan Ndoja u ndëshkua me plumb

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 18:39
Vasili shkruan se Rama e mbajti fjalën dhe ndëshkoji me plumb prokurorin.

Ish-kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” në lidhje me atentatin që është bërë ndaj prokurorit Arjan Ndoj, pak më parë.

Vasili shkruan se Rama e mbajti fjalën dhe ndëshkoji me plumb prokurorin.

Statusi i Vasilit:

Edi Rama e mbajti fjalen,prokurori Arjan Ndoja u ndeshkua me plumb!

Edi Rama 3 jave me pare deklaroi dhe kercenoi publikisht prokurorin Arjan Ndoja se nuk do ti shpetonte ndeshkimit.

Ja se cfare tha Edi Rama ne 7 tetor 2019:

“Javën e kaluara një rast flagrant i shkeljes së ligji, por jo vetëm i shkeljes së ligjit por të transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë në përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit,” deklaroi Rama

Sot Arjan Ndoja u qellua me plumb.

Edi Rama foli,fjala u mbajt,ndeshkimi u krye…..me plumb bile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat