Hajdari për kërcënimet: Problemi tashmë është zgjidhur, siguria në Kuvend është e domosdoshme

Shqipëria

Hajdari për kërcënimet: Problemi tashmë është zgjidhur, siguria në Kuvend është e domosdoshme

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 21:00
Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar edhe kërcënimet të cilat erdhën në adresë të saj.

E ftuar në studion e emisionit ‘Kjo javë’, deputetja Hajdari theksoi se është në të mirë të të gjithë deputetëve që të kenë masa më të rrepta sigurie në Kuvend.

Ndër të tjera Hajdari tha se ishte e rëndësishme sipas saj që Parlamenti të vihej në dijeni për kërcënimet që i erdhën si dhe ishte në të mirën e të gjithë deputetëve që të kishin masa më të larta sigurie.

‘Ndihem më e qetë, por nga ana tjetër mendoj se ishte e rëndësishme që Kuvendi të ishte në dijeni për këto kërcënime që erdhën, edhe është në të mirën e të gjithëve si edhe të deputetëve të tjerë që ne të kemi masa më të sigurta në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë.

Unë kam ndjekur të gjithë hapat e duhur për ta zgjidhur këtë problem dhe besoj tashmë është zgjidhur. Nuk survejohem gjatë të gjithë kohës.

Mendoj se ishte një masë sigurie për të mirën e të gjithëve, mendoj se është një shqetësim që mund të mirëkuptohet edhe nga publiku, nuk mendoj se ka asgjë më tepër se kaq.

Për të gjithë zyrat e Kuvendit, mbrojtja është e domosdoshme, sidomos në këto situata’, tha deputetja Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat