Moti, qytetet që do të goditen nga shtrëngatat e shiut

Shqipëria

Moti, qytetet që do të goditen nga shtrëngatat e shiut

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 00:56
Foto ilustrim

Moti për ditën e nesërme në Shqipëri do të vijojë të dominohet nga reshjet e shiut. Në disa qarqe të vendit pritet që të ketë reshje intensice të soqëruara nga erëra të forta.

Konkretisht në zonat e Shkodrës e Kukësit pritet të ketë reshje të shumta, mesatare në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa të dobëta në qarqet e tjera.

IGJEUM lajmëron se në pjesën e dytë të ditës në Shkodër e Kukës do të ketë shtrëngata, ndërsa temperaturat do të variojnë si më poshtë vijon:

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit për ditën e nesërme pritet të arrijnë: në bregdet: 15 / 22 °C, në vendet e ulëta: 14 / 23 °C dhe në vendet malore: 8 / 17 °C.

Era pritet të fryjë e lehte deri mesatare, por do të ketë forcime të saj, sidomos në bregdet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat