Hoxhaj: Mos hapja e bisedimeve me BE-në, pasojë e rënies së dëshirës për zgjerim

Shqipëria

Hoxhaj: Mos hapja e bisedimeve me BE-në, pasojë e rënies së dëshirës për zgjerim

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 20:14
Andi Hoxhaj

Dr. Andi Hoxhaj, pedagog i së Drejtës Europiane në Universitetin Warwick të Britanisë, i tha Zërit të Amerikës se moshapja e bisedimeve  me Shqipërinë nga Bashkimi Evropian është në një masë të madhe pasojë e  rënies së dëshirës në publikun francez dhe gjerman për zgjerimin e  mëtejshëm të BE-së.

Zoti Hoxhaj do të publikojë së shpejti librin në anglisht “Politikat e  Bashkimit Evropian per luftën kunder korrupsionit”, në të cilin ai i  kushton një kapitull korrupsionit në Shqipëri dhe politikave të BE-së  për këtë çështje.

Në intervistën që i dha nga studioja e VOA në Nju Jork kolegut Ilir  Ikonomi, ai foli edhe për reformën në drejtësi si një mekanizëm me  rëndësi për luftën e korrupsionit në Shqipëri dhe parashtroi pikëpamjet e  tij si studiues se si mund të realizohet me sukses kjo përpjekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat