Kume: E kemi të nevojshme të jemi pjesë e presioneve të ndërkombëtarëve

Shqipëria

Kume: E kemi të nevojshme të jemi pjesë e presioneve të ndërkombëtarëve

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 23:23
Kristaq Kume

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume tha se për të realizuar një reformë zgjedhore, Shqipëria e ka të nevojshme të vihet nën presionin e ndërkombëtarëve.

I ftuar në emisionin "Arena", Kume deklaroi se aleati ynë kryesor, ShBA do jetë mbështetës për të realizuar jo vetëm reformën zgjedhore, por edhe reformat në përgjithësi.

Kume: Në këto kushte, kemi nevojë që të bëjmë një reformë të thellë legjislative për ta vendosur vendin të paktën në aspektin legjislativ, ky është vetëm kusht i nevojshëm, jo legjislativ, për ta vendosur në shinat e demokracisë përfaqësuese dhe të drejtpërdrejtë dhe funksionale.

Që të bëhet kjo duhet vullnet politik, që bëhet në parlament, duhet tek aktorët politik që ta pranojnë ta bëjnë dhe ta bëjnë me gjithë ne. Në të fundit, zor se mund të bëhet. Zor se mund ta bëjmë ne. 

Ne shqiptarët jemi në një nivel të tillë të kapaciteteve për të bërë demokraci, për të ndërtuar dhe zbatuar rregulla, të mjaftueshme dhe e kemi të domosdoshme të shtyhemi, të mbështetemi dhe të vihemi nën presion edhe prej të tjerëve. 

Shoh shenja shumë optimiste dhe me këtë kam parasysh qëndrimin e aleatit tonë kryesor, SHBA. Të paktën, me aq sa e njoh gjënë, qëndrimi i tyre deri nga shtatori për krizën ishte, "E prodhuat vetë, zgjidheni vetë". Sot ka ndryshuar pozicioni i tyre, thonë, po kërkojmë që ju ta zgjidhni. Me cfarë shoh e shpresoj, do ta kemi pjesë të punëve tona presionin dhe mbështetjen e tyre për të realizuar reformën zgjedhore si pjesë dhe reformën në përgjithësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat