Atentati/ Hetim dosjeve për Gjirin e Lalëzit, prokuroria po shikon gjyqet për pronat në gjykatë - Bota Sot
Atentati/ Hetim dosjeve për Gjirin e Lalëzit, prokuroria po shikon gjyqet për pronat në gjykatë

Shqipëria

Atentati/ Hetim dosjeve për Gjirin e Lalëzit, prokuroria po shikon gjyqet për pronat në gjykatë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 16:47
Hetim dosjeve për Gjirin e Lalëzit

Para atentatit, në Gjykatën e Apelit Durrës, është zhvilluar një proces që lidhet me tokat në Gjirin e Lalëzit, ku njëri nga palët është lidhje e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi. Seanca është mbajtur në datën 29 tetor dhe palë është prokuroria që ka apeluar vendimin ndaj Daniel Shandros, i shpallur i pafajshëm, dhe avokatit Arian Myderrizit, i dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim.

Procesi në datën 29 është shtyrë thonë burime të sigurta të Top Channel, pasi nuk ishte formuar trupa gjyqesore, ndërkohë që nga veprimet e grupit te hetimit edhe i njëjti proces ka dështuar sërisht edhe këtë të enjte pasi mungonin palët.

Por ky gjyq që po zvarritet prej nje viti, ka në thelb çështjen për të cilën u përpoq edhe gjyqtari i vrarë Skerdilajd Konomi, madje në vendim permendet edhe emri i të ndjerit, përmes dëshmisë së dëshmitares Flutura Kona, që kujton se Skerdilajdi ishte i interesuar për dokumentat pasi i shërbenin për gjykimin e themelit. Por prokurorët nuk japin detaje mbi këto indicie dhe dyshimet e tyre edhe për një proces tjetër civil në gjykatën e Durrësit dhe kush gjendej pas tyre, pasi ende jane duke mbledhur prova.

Ndërkohë i vetmi i arrestuar vazhdon te jetë Redjan Rraja, per te cilin avokati i tij do t’i drejtohet Apelit dhe do kërkojë lirimin e tij, me argumentin e mungesës së provave.

Redjan Rraja kundërshton pretendimet e prokurorisë dhe mohon të ketë lidhje me atentatin. I vetmi pohim i tij është se Rraja ka pranuar që atë ditë kishte qenë në Durrës, pasi sipas tij gjendej për të kolauduar makinën dhe se madje kishte pirë edhe kafe. Nga ana e tyre prokurorët e lidhin Rrajën me atentatin duke ju referuar gjurmëve papilare në automjet si edhe qelizave telefonike.

Nga ana tjetër prokurorët nuk e kanë pyetur ende të plagosurin tjetër Aleksandër Laho, por vazhdojnë të besojnë se në qendër të atentatit ishin edhe prokurori edhe Rrumi, ndërkohë që hetimet janë të fokusuara tek vepra e vrasjes për shkak të cilësive, e mbetur në tentativë ndaj këtyre të dyve, por që pasi shoferi ndërroi jetë do ndryshohet “duke shkaktuar vdekjen e Andi Malokut”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat