Po ktheheshin nga një ditëlindje, ja fotot e dy adoleshenteve që humbën jetën

Shqipëria

Po ktheheshin nga një ditëlindje, ja fotot e dy adoleshenteve që humbën jetën

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 10:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ora News ka mundur të sigurojë fotot e dy viktimave adoleshente, që humbën jetën mbrëmjen e djeshme, si pasojë e përplasjes së makinës, në Berzhit, Tiranë.

Policia njoftoi se pasojë e aksidentit ndërruan jetë shtetaset Denada Tarja, 17 vjeçe dhe Suada Seriani, 17 vjeçe.

Viktimat ishin duke udhëtuar në mjet me 18-vjeçarin, F. SH.,18 vjeç, i cili drejtonte mjetin dhe  dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç, këta të fundit kanë shembje në kokë e trup.

Të 5 adoleshentët, të gjithë nga Berizhita kishin qenë duke festuar një ditëlindje dhe ishin duke u kthyer prej saj kur ndodhi aksidenti.

Gjithashtu mësohet se djali që ishte duke drejtuar mjetin nuk dispononte patentë dhe makinën ia kishte marrë babait të tij.

“Ata ktheheshin nga një ditëlindje dhe më pas automjeti është futur në kanal dhe është përplasur me pemën. Vajzat që humbën jetën janë nga Bërzhita, ndërsa 3 të plagpsurit e tjerë ndodhen në spitalin ‘Nënë Tereza’, në gjendje të qendrueshme shëndetësore. Adoleshenti që drejtonte mjetin ishte pa patentë dhe i kishte marrë automjetin babit të tij. Lagështira në rrugë dhe shpejtësia e madhe ka bërë që aksidenti të jetë tragjik”, raportoi gazteraja.

Image
Viktima, Denada Tarja
Image
Viktima, Suada Seriani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat